AKTUALE

Abdixhiku: Paaftësia e Qeverisë po na kushton

Banner

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa është deklaruar rreth çështjes së sigurimit të librave shkollorë për nxënësit, e ka akuzuar Qeverinë për paaftësi, që sipas tij, po kushton.

Në videon e publikuar nga ai në Facebook, ku shihet një qift nga Prishtina duke u përpjekur t’i sigurojë librat e klasës së tretë për fëmijën e tyre, Abdixhiku ka thënë se ky qift do të duhej të kishte brenga tjera, por shteti ka vendosur t’i ngarkojë prindërit me detyrat e vetë shtetit.

“Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë. Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në vend të 4.8 milionë eurove, bizneset tani do t’i përfitojnë 6 milionë euro si subvencionim.

“Paaftësia pra kushton. Paranoja dhe më shumë. Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve. Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë. Në vend të kësaj, po merremi – merreni me mend – me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve. Do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim”, ka theksuar më tej ai.

Banner

Related posts

SKANDAL I RI NË KOMUNËN E TETOVËS: Xhevat Xhemaili paguhet 90.000 denarë në muaj nga Bilall Kasami, ndonëse jeton jashtë shtetit!

Gjyla Halili

Dita e Europës/ Bajram Rexhepi: “BE, rruga jonë e vetme drejt zhvillimit dhe së ardhmes”

Gjyla Halili

Valbon Limani: Listat zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht të mbushura me persona të vdekur

Gjyla Halili

Leave a Comment