Claudia Schiffer ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram imazhe nga ditëlindja e 53-të, ndërsa fansat janë të mahnitur me dukjen e saj
Modelja e njohur ka shpërndarë një video dhe një seri fotografish në të cilat pozon në festën e ditëlindjes së saj në Greqi. Për këtë rast, ajo vendosi të vishte një kostum larjeje shumëngjyrëshe dhe gjithçka e plotësoi me syze dielli dhe stoli të thjeshta.
Ndjekësit e saj kanë mbetur të impresionuar nga dukja e modeles, ndërsa komentet kanë qenë plot komplimente. Disa prej tyre u mahnitën kur morën vesh se ajo ishte 53 vjeçare, ndërsa postimi ka marrë pëlqime të shumta.
Në vijim janë disa nga komentet e fansave:
E pabesueshme.
Duhet të jesh 40 vjeçe, por dukesh shumë më e re.
Ajo është një femër e bukur dhe natyrale.
Femra më e bukur në botë.
Flokët dhe lëkura jote duken të mahnitshme.
Ti je e përsosur.
Claudia ka folur në të kaluarën për plakjen, duke insistuar për plakjen në mënyrë të natyrshme. Bukuroshja ka thënë se nuk ndihej xheloze për koleget e saja më të reja.
Ndryshe, modelja është e martuar me regjisorin Matthew Vaughn (nga viti 2002) dhe kanë tre fëmijë së bashku, një djalë Caspar (20 vjeçar) dhe dy vajza Clementine (18 vjeçare) dhe Cosima (12 vjeçare). /Telegrafi/