KOSOVË

Partia e Vulinit me rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS

Partia e Aleksandër Vulinit “Pokret Socialista” ka dalë me një rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS.

Partia e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi këtë rezolutë ia ka paraqitur kryetarit të Kuvendit serb, Vladimir Orliq.

Kjo sipas dokumentit të siguruar nga KosovaPress, e i cili ka datën e sotme.

Ndryshe, akronimi BRIC, që në fillim nuk e përfshinte Afrikën e Jugut, u përdor për herë të parë në vitin 2001 nga ekonomisti i Goldman Sachs, Jim O’Neill në një hulumtim që nënvizonte potencialin e rritjes së Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës.

Blloku u themelua me iniciativë të Rusisë, si një grup joformal në vitin 2009 për t’iu ofruar një platformë anëtarëve të tij për ta sfiduar një rend botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimit.

Related posts

Sot Mali i Zi dhe Shqipëria pritet t’i nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

admin

E çuditshme, në Mal të Zi zbulohet një tunel 30 metra i gjatë në depon e gjykatës! Lidhte dhomën e provave materiale me një ndërtesë

admin

“Ta mbyllim syrin për sulmet ndaj institucioneve tona, ‘jo faleminderit’”

admin

Leave a Comment