BOTA

“Nuk ka asgjë për të thënë”/ Zelensky për rrëzimin e avionit që vrau Prigozhin: Gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit

Banner

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zgjedhur të mos e komentojë fatin e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, avioni i të cilit u rrëzua ditën e djeshme në veri të Moskës.

I pyetur për këtë çështje gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Støre në Kiev, Zelensky tha se: “Qeveria ruse, duke përfshirë Prigozhin dhe mercenarët e tij, na kanë sjellë aq shumë vdekje sa nuk mund të them asgjë të mirë për këta jo-njerëz, të jem i sinqertë.”

“Është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit. E shihni, Rusia ka një alternativë ndaj Presidentit Putin. Ky është vendimi. Nuk ka asgjë për të thënë,” tha ai.


Top Channel

Banner

Related posts

Censurohet nëpër shkollat angleze “Romeo dhe Zhuljeta”, shkak përmbajtjet seksuale/ Pas nuk mbeten as veprat e tjera të Shekspirit

admin

Parisi përgatitet për Lojërat Olimpike, priten mbi 13 milionë pjesëmarrës

admin

Italia mes përmbytjeve dhe zjarreve! Moti i keq godet veriun, vdesin dy vetë! Jugu po digjet

admin

Leave a Comment