SPORT

Lionel Messi dhuron dy asiste, Inter Miami kalon në finale dhe kërkon trofeun e dytë në historinë e klubit

Banner

Lionel Messi me Inter Miami vijon të lërë gjurmë, teksa siguroi finalen e radhës në aventurën e re në SHBA. Kampioni i botës asistoi dy herë në kohën e rregullt të lojës, duke ndihmuar skuadrën të barazonte 2-2 gjatë 90 minutave, teksa ndodhej në disavantazh të dy golave.

120 minuta lojë përfunduan 3-3 në transfertë me Cincinnatin dhe u deshën penalltitë për suksesin e radhës. Messi thuajse nuk bëri asgjë për 70 minuta lojë, por më pas asistoi dy herë në përmbysjen epike. Herën e dytë e bëri në minutën e 97-të, në “frymën e fundit”.

Më pas erdhi koha shtesë dhe penalltitë, ku Messi me qetësi olimpike shënoi nga pika e bardhë dhe më pas edhe katër të tjerët e skuadrës nga Florida. Messi ka luajtur tetë ndeshje radhazi, me një gol ose asist për të tijtë.

Ai e ka ndihmuar Inter Miami të kalojë në finalen e dytë të kupës, që nga mbërritja e tij në mes të verës. Para ardhjes së tij, Inter Miami konsiderohej skuadra më e dobët në MLS, por tani është si një film, ndaj duhet parë çdo ndeshje.

Finalja e “Open Cup” do të jetë një mundësi për Messin, që të fitojë trofeun e tij të 45-të, duke u thelluar rekordin e tij. Në finale Inter Miami do të ndeshet me Houston Dinamo, sfidë që do të luhet pas një muaji.

(BalkanWeb)

Banner

Related posts

Kush do ta drejtojë Manchester Cityn në mungesë të Pep Guardiolës?

admin

Kane shkruan historinë me golin në derbin ndaj Manchester Cityt

admin

Tërbon tifozët – Kreu

admin

Leave a Comment