SHOWBIZ

Britani, realizohet për herë të parë transplanti i mitrës

Kirurgët në Oksford të Britanisë së Madhe kanë realizuar transplantin e parë të mitrës tek një grua 34-vjeçare dhe dhuruesja ishte e motra 40-vjeçare.

Doktorët thonë se dy motrat janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërhyrja, që zgjati rreth 17 orë, u realizua nga një ekip prej 20 mjekësh dhe asistentësh. Profesori Richard Smith, i cili drejtoi ekipin, ka studiuar për 25 vite në fushën e transplantit të mitrës.

Ai tha se ndërhyrja kirurgjikale kishte qenë një sukses i madh dhe tejet të rëndësishëm, pasi mund të ndihmojë gratë e lindura pa mitër apo ato që e kanë humbur këtë organ si pasojë e kancerit apo situatave të tjera, të bëhen nëna./BBC/

Banner

Related posts

Selfie-n më të bukur të këtij viti padyshim e ka realizuar Kejvina Kthella

admin

Foto/ Shakira me pushime luksoze, ylli do të shkojë në ishullin që nuk shkon dot çdokush por vetëm miliarderët

admin

Njihuni me 10 këngët më të mira të Tina Turner

admin

Leave a Comment