BOTA

Mullinj ere në det, parku më i madh në botë krijohet në Norvegji

Norvegjia inauguroi këtë të mërkurë parkun më të madh të mullinjve të erës në botë në Detin e Veriut, një teknologji që konsiderohet premtuese për të bërë të mundur kalimin në prodhimin e energjisë e gjelbër.

Parku përbëhet nga 11 turbina që prodhojnë deri në 8.6 megavat energji secila, duke siguruar 35 për qind të nevojave të vendit për energji.

Këto turbina me erë bëjnë të mundur shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik.

Norvegjia është vendi i parë në botë që krijon një park të vërtetë të prodhimit të energjisë në det.

Fusha e mullinjve të erës është vendosur rreth 140 kilometra në det të hapur filloi prodhimin në fund të vitit të kaluar, por u inaugurua zyrtarisht të mërkurën nga princi norvegjez i kurorës Haakon dhe kryeministri Jonas Gahr Store.


Top Channel

Banner

Related posts

PARADA SHQIPTARE 2023 – Kreu

admin

Italia nis heqjen e emrave të nënave lezbike nga certifikatat e lindjes së fëmijëve

admin

Kremlini: Putini dhe Prigozhini janë takuar pesë ditë pas kryengritjes

admin

Leave a Comment