I intervistuar nga mikrofonët e Dazn, Cafù foli për Milanin, pas fitores së parë sezonale ndaj Bologna.
Braziliani u ndal edhe shkarkimin e Paolo Maldinit nga drejtor i kuqezinjve: “Unë jam gjithmonë optimist për ta.
Më erdhi shumë keq për Maldinin, sepse ai është vetë Milani.
Emrat e lojtarëve të rinj të Milanit mezi i mbaj mend, por unë jam gjithmonë optimist për skuadrat e mia të preferuara”.
Për Romën, një skuadër në të cilën ai luajti 6 sezone, shtoi: “Me Mourinhon si trajner mund të shkojë larg, madje edhe të fitojë titullin këtë edicion. Do të jetë një Romë ndryshe nga vitet e mëparshme”.
Në fund, Cafù e mbylli me një mendim për futbollin italian: “Unë jam optimist për futbollin italian, Serie A është rikthyer. Këtë e vërtetojnë finalet europiane me skuadra italiane.
E keni ndryshuar mentalitetin e futbollit, shikoni Napolin që fitoi titullin. Ky sezon do të jetë i bukur dhe italianët e përfshirë në Kupat e Europës do të shkojnë larg”.