SPORT

E konfirmon edhe Marotta: Pavard dëshiron vetëm Interin

“Pavard dëshiron të vijë tek ne, por Bayerni vështirë t’i lëshojë lojtarët e vet më të mirë”. Ishte padyshim merkatoja e transferimeve në menunë pas ndeshjes Inter-Monza. Në qendër të deklaratave Benjamin Pavard, mbrojtësi i krahut i gjigantëve bavarezë, objektivi numër një i tregut të transferimeve zikaltër deri në fund të gushtit.

Beppe Marotta, i intervistuar nga “Sky Sport”, përsëriti vullnetin e qartë të mbrojtësit francez dhe bëri vlerësimin e negociatave: “Fakti që ai shtyn për Interin është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, Bayern Munich është një klub shumë i pasur dhe vështirë ta privojë veten nga lojtarët e rëndësishëm.

Pra, duhet të gjejë një mbrojtës tjetër që të na japë neve Pavardin. Janë ndezur mekanizmat ekonomikë, por edhe mekanizmat e skuadrave, këto janë vështirësitë që dalin. Megjithatë, negociatat janë ende të hapura”.

Më pas një koment për lëvizjet e mëdha të arabëve në merkato: “Edhe për ne menaxherët e futbollit, gjithçka u ngrit papritur. Në fakt, nuk i dimë pasojat për momentin. Fakti që ata morën kaq shumë lojtarë të talentuar tregon për gravitetin e futbollit botëror aktualisht.

Related posts

Përballja Messi-Ramos në MLS, “veterani” spanjoll pranë kalimit te “rivalët” e Inter Miami

admin

Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

admin

Struga Trim Lum mposhtet nga Tirana

admin

Leave a Comment