SHQIPËRI

U konfliktua me pasagjerët në avion, arrestohet i riu i dehur

Një 23-vjeçar i cili ishte në gjendje në dehur është arrestuar nga policia në Rinas, pasi shqetësoi pasagjerët në avion dhe më pas u konfliktua me ta.

Gjatë shoqërimit, i riu ka kundërshtuar me dhunë edhe efektivët e policisë.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi, 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion. Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Banner

Related posts

Plagosen dy persona në Shëngjin nga të shtënat me armë zjarri

admin

Shpallet më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë

admin

Programi për Tiranën/ Kandidati i opozitës, Këlliçi takon banorë të njësisë nr. 5

admin

Leave a Comment