Barcelona e ka kryer detyrën përballë Getafes (1-0) në sfidën e javës së 18-të në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.
Mysafirët ia dolën ta futin topin në rrjetë që në minutën e tretë përmes Borja Mayoral, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të të takimit, kur Raphinha dërgoi një asistimi të mrekullueshëm nga e majta në zonë dhe aty ishte Pedri për ta dërguar në portë.
Gjysma e dytë nuk prodhoi shumë mundësi shënimi dhe me këtë epërsi të Blaugranëve përfundoi ndeshja.
Me këtë fitore, Barcelona distancohet me gjashtë pikë nga Real Madridi (që luan kundër Athletic Bilbaos), derisa Getafe ka pikë të barabarta me Real Valladolidin që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita e futbollit spanjoll.