BOTA

Bjellorusia i shpall “ekstremiste” dy poezi nacionaliste të shekullit 19

Dy poezi bjelloruse të shekullit 19 janë shpallur “ekstremiste”, si shenjë se autoritetet janë duke e rritur shtypjen ndaj kritikave në Bjellorusi.

Poezitë e Vincent Dunin-Martsinkevich kanë të bëjnë me kryengritjen nacionaliste kundër Perandorisë Ruse.

Lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenka, e ka shtrirë kontrollin prej zgjedhjeve të vitit 2020, rezultati i të cilave konsiderohet të jetë manipuluar. Që atëherë, Lukashenka ka ofruar mbështetje të madhe për Rusinë, dhe më pas për luftën e saj në Ukrainë.

Ekspertët e kanë përshkruar ndalesën në poezi si pjesë e tranzicionit në totalitarizëm, pasi shumë kundërshtarë të regjimit janë nacionalistë që nuk e pëlqejnë qëndrimin e Lukashenakas pro Rusisë. Shumë prej tyre kanë ikur prej shtetit ose janë nëpër burgje.

Poezitë “Erërat lundrojnë” dhe “Biseda e një të moshuari” janë shkruar gjatë rebelimit të Kastus Kalinowskit më 1863 nga bjellorusët dhe polakët e pjesës së Polonisë që atëbotë ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse. Dunin-Martsinkevich është akuzuar në atë kohë për përhapje të ideve që janë të “dëmshme për autoritetet”.

Ai është arrestuar, mirëpo pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në kryengritje nuk është vërtetuar kurrë. Puna e tij tani është pjesë e kurrikulës shkollore dhe veprat e tij komentohen vazhdimisht. /REL


Top Channel

Related posts

Rezervuari Kakhovka i Ukrainës ishte i dyti më i madh në Evropë, tani kërcënon furnizimin me ushqim në botë

admin

Trump drejt “kurorëzimit” republikan, ndërsa rivalët përpiqen ta ndalojnë atë

admin

Tërmeti i ri në Turqi lë tre të vdekur dhe njerëz të bllokuar nën rrënoja në Hatay

admin

Leave a Comment