BOTA

Trump si “Beleri”: Më gjeni vota! Prokurorët nxjerrin ligjin anti-mafias!

Publikimi i një bisede telefonike e janarit 2021 mes Donald Trumpit dhe Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, u kthye në shkëndijën e nisjes së hetimeve ndaj ish-presidentit amerikan nga ana e prokurores së qarkut Fulton në shtetin e Xhorxhias, Fani Willis.

Trumpi duket i kërkon gjatë bisedës Raffenspergerit, një politikan republikan dhe zyrtari më i lartë i shtetit për zgjedhjet, që “t’i gjente” votat e nevojshme për të përmbysur fitoren e ngushtë të rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Aktpadia e ngritur së fundi ndaj tij nga një juri e madhe shkon sidoqoftë përtej telefonatës, me akuza për një sërë shkeljesh të tjera të kryera nga Trump dhe aleatë të tij. Prokurorja Willis, po shfrytëzon ligjin e shtetit të Xhorxhias për “Organizata të Korruptuara nën Ndikimin e Krimit të Organizuar”, i njohur si ligji ‘RICO’, për të akuzuar Trump-in dhe 18 të pandehur të tjerë, nën dyshimet për pjesëmarrje në një komplot të gjerë, që synonte përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet.

Ajo e bëri të qartë se qëllimi i saj është t`i gjykojë të 19 të pandehurit së bashku. Ligji RICO është miratuar në vitin 1970, si një mjet për të luftuar krimin e organizuar. Ai u krijoi prokurorëve mundësinë të ndiqnin edhe krerët e mafias dhe jo vetëm kriminelët e rangut të ulët, që kryenin detyrat e pista.

Ai parashikon si vepër penale pjesëmarrjen, krijimin, ose ruajtjen e kontrollit të një “organizate” përmes “një sërë veprimtarish të krimit të organizuar”, ose thurjen e një komploti për këtë qëllim. Një veprimtari kriminale jo domosdoshmërisht duhet të ketë përfunduar me sukses, që të gjykohet në bazë të ligjit ‘RICO’.

Shpallja fajtor për akuza të ligjit “RICO’ shoqërohet me dënime të rënda, që mund t’iu shtohen dënimeve për akuza më të lehta. Në Xhorxhia, ajo shoqërohet me dënime me burg nga 5 deri në 20 vjet; gjobë prej 25 mijë dollarësh, ose tre herë më shumë se shuma e përfituar nga aktiviteti kriminal, ose të dyja, burg dhe gjobë.


Top Channel

Related posts

“Time” përzgjedhë mesin e 12 Grave të Vitit aktivisten iraniane dhe gazetaren e VOA-s

admin

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, ndërsa rriten shpresat për negociata armëpushimi

admin

Ka abuzuar me 91 fëmijë në qendrat e kujdesit! Ngjarje e rëndë në Australi, autori filmonte gjithçka

admin

Leave a Comment