BOTA

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Moskë, mbi 40 të plagosur

Banner

Të paktën 43 persona janë plagosur nga një shpërthim në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, thonë zyrtarët.

Gjashtë nga të plagosurit ndodhen nën përkujdesje intensive për shkak të djegieve të rënda dhe lëndimeve në kokë, sipas administratës së qytetit. Disa prej 43 personave të pranuar në një spital rajonal kanë marrë lëndime nga copëzat e metalit.

Kanali i pavarur në Telegram, Baza, shpërndau një video e cila shfaq një re të madhe tymi dhe e identifikoi ndërtesën e goditur si Fabrika Optike dhe Mekanike e Zagorskut, e cila prodhon mjete për shikim gjatë natës dhe mjete tjera optike për ushtrinë.

Zyrtarët rusë e konfirmuar këtë më vonë.

Agjencia e lajmeve e Rusisë, TASS, i citoi shërbimet emergjente ta kenë mohuar lajmin në rrjetet sociale se shkaktari i shpërthimit ishte një sulm me dron.

Ky spekulim u nxit nga sulmet me dronë në Moskë muajt e fundit, për të cilat Moska e ka fajësuar Kievin, si dhe nga raportimet ruse se i kishte parandaluar dy sulme të reja me dronë afër Moskës gjatë natës së 8 gushtit. TASS raportoi se shpërthimi ndodhi në vendin ku po mbaheshin mjetet piroteknike dhe se u shkatërrua një depo e madhe.


Top Channel

Banner

Related posts

Çmimet e larta jo një pengesë! Turistët nuk “pyesin” për kostot, kërkesat për pushime të larta

admin

Iran dhe Afganistan: Fushatë që aparteidi gjinor të jetë krim sipas ligjit ndërkombëtar

admin

Putin dhe Erdogan takohen javën e ardhshme në Soçi të Rusisë

admin

Leave a Comment