Bumi i udhëtimeve pas pandemisë dhe çmimet e larta të biletave nuk janë më pengesa për turistët, të cilët kanë preferuar të kalojnë pushimet në vende të ndryshme pavarësisht pasigurisë ekonomike.
Udhëtimi ndërkombëtar arriti rreth 90% të niveleve para pandemisë këtë vit, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror. Rikthimi u drejtua nga vizitorët në Evropën Jugore nga klimat më të ftohta, pavarësisht nga temperaturat në rritje dhe përfshinte një sërë turistësh amerikanë që fluturonin jashtë shtetit.
Në sondazhet më të fundit tregohet se shifrat mund të jenë më të larta vitin e ardhshëm, pasi pjesa më e madhe kanë mbetur të kënaqur nga pushimet e kaluara në shumë vende.
Në përgjithësi, kërkesa globale për pasagjerë vlerësohet të rritet me 22% nga viti në vit. Çmimet e biletave, të cilat në disa raste janë rritur dyfish që nga pandemia, nuk pritet të bien.
Një nga faktorët që kanë shtyrë turistët të lëvizin jashtë shteteve të tyre, kanë qenë përfundimi i masave shtrënguese të COVID-19.
Udhëtimi ndërkombëtar për në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit maj u rrit me 26% nga viti në vit me një shifër prej 5.37 milionë vizitorësh.
Një numër të lartë ka pasur edhe Mbretëria e bashkuar së bashku me Francë, por pas nuk mbetet as Gjermania. Banorët e këtyre vendeve kanë shtuar kërkesën për pushime në Europën Jugore.
Top Channel