BOTA

Rusia: Rrëzuam dy dronë ukrainas afër Moskës

Banner

Rusia tha se ka rrëzuar dy dronë ukrainas afër Moskës të mërkurën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një dron u rrëzua afër një aeroporti të madh në jug të qytetit dhe një në perëndim të Moskës.

“Një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë është parandaluar mbi territorin e rajonit të Moskës”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Dy dronë janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore”, u tha në njoftim.

Një dron u rrëzua afër Domodedovo, ku gjendet një prej aeroporteve më të mëdha ndërkombëtare të Rusisë dhe një tjetër fluturake u rrëzua afër autostradës së Minskut, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

Autoritetet ruse thanë se nuk ka viktima e as dëme. Kievi, që shmang konfirmimin e sulmeve të mundshme në territorin rus, ende nuk ka reaguar për këto pretendime të Moskës.

Javëve të fundit janë shpeshtuar pretendimet e autoriteteve ruse për sulme të dyshuara ukrainase në Moskë apo në gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë.


Top Channel

Banner

Related posts

Qeveria gjermane miraton përdorimin e “kontrolluar” të kanabisit

admin

UNHCR: Plani i azilit është shumë shqetësues dhe do të shkelte ligjin ndërkombëtar

admin

U kap me heroine, Singapori ekzekuton një grua për herë të parë në 20 vjet

admin

Leave a Comment