Mijëra persona të zhvendosur për shkak të 12 viteve të luftës kanë ngecur në kampe të mjerueshme, jozyrtare në verilindjen e Sirisë, të kontrolluar nga kurdët.
Vendi është i zhytur në varfëri ekstreme dhe kryesisht të shkëputur nga ndihma ndërkombëtare. Gratë që qëndrojnë aty kanë deklaruar se fëmijët vetëm sëmuren, për shkak të kushteve të rënda.
Të vendosur pranë lumit Eufrat, Al-Yunani konsiderohet si një nga shumë kampet me kushtet më të vështira brenda Sirisë, për njerëzit e zhvendosur nga konflikti.
Higjiena është e rëndë, ndërsa gratë furnizohen me ujin e lumit teksa temperaturat janë më shumë se 40 gradë.
“Nuk ka asnjë ndihmë, ne as nuk kemi marrë. Njerëzit janë duke gjetur mënyra që të sigurojnë mbijetesën. Kërkojnë në mbeturina ose mundohet të gjejnë gjëra që t’i shesin më pas, gjithmonë të kufizuar”, tha Shakura Mohammed.
Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 16 kampe ku strehohen rreth 150 mijë persona, njihen zyrtarisht dhe kanë akses në ndihmën.
AFP raporton se kushtet e jetesës dhe higjienës janë të rënda edhe në kampet zyrtare, ku të strehuarit vuajnë vazhdimisht.
Një nga ndihmat e OKB-së që lejonte hyrjen e ndihmës në Sirinë verilindore nga Iraku fqinj u ndërpre në fillim të vitit 2020 pas presionit nga aleati i regjimit Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke përkeqësuar kushtet për personat në nevojë.
Top Channel