BOTA

Digjen mbi gjashtë mijë hektarë pyje në Portugali, shkrumbohen pemët dhe në Spanjë

Banner

Afro 6200 hektarë me pyje në Portugali u shkrumbuan gjatë fundjavës si pasojë zjarreve që kanë përfshirë pjesën perëndimore të vendit.

Ndërkohë gjashtë persona, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile, u plagosën në përpjekje për të shuar flakët.

Më shumë se 1,100 zjarrfikës, si dhe 11 helikopterë dhe avionë zjarrfikës po luftojnë  me zjarret në zonat malore të Castelo Branco dhe Proença-a-Nova. Ndërkohë, janë evakuuar banorët e disa fshatrave pasi banesat rrezikojnë të digjen. Zëdhënësi i mbrojtjes civile Jody Rato u tha gazetarëve se do të duhen disa ditë për të vënë nën kontroll vatrën e madhe të zjarrit.

Me të njëjtën situatë po përballet dhe Spanja, ku raportohet për qindra hektarë me pyje të djegura. Autoritetet spanjolle njoftuan se kanë mundur të vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit në zonën verilindore të Katalonjës dhe atë në Huelva.


Top Channel

Banner

Related posts

BE-ja i kërkon Maqedonisë së Veriut votimin e ndryshimeve kushtetuese

admin

Rekord prej 76 milionë votash”, Putin fiton zyrtarisht mandatin e pestë

Gjyla Halili

Gjykata në Florida e dënon ish-presidentin Trump me 937 mijë dollarë

admin

Leave a Comment