AKTUALE

Lladrovci: Florian Hoti presim ta lartësojë emrin e Kosovës sikur babai i tij!

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim, z. Musa Hoti me birin e tij Florianin, me ç’rast i vlerësoi si personalitete që e lartësojnë emrin e Kosovës.

“Floriani e bën krenar jo vetëm familjen Hoti nga Polaci, në veçanti babanë e tij Musën, por edhe të gjithë neve që e shohim rininë tonë me suksese të jashtëzakonshme në mërgatë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të pres mikun tim, Musa Hotin, atdhetarin tonë të shquar me shumë suksese në Belgjikë. Ai ka shkollën private të aviacionit me disa aeroplanë dhe është pronar i fabrikës që prodhon xhamat ndër më cilësorët në botë.

Me Musën erdhi edhe biri i tij, Floriani, i cili pas testimit para disa javëve u shpall nxënësi më i mirë nga Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës dhe gjeneralët e kësaj ministrie, të cilët ia dorëzuan mirënjohjen dhe pranimin në shkollën ushtarake.

Floriani, tashmë gati 18 vjeçar, nxënës me sukseset e shkëlqyera, dëshmoi lidhjen e fortë me Kosovën. Ai kishte mundësinë të përzgjidhte shtetet e ndryshme në botë për praktikën shkollore, ai vendosi për Kosovën dhe përzgjodhi Drenasin.

Floriani e bën krenar jo vetëm familjen Hoti nga Polaci, në veçanti babanë e tij Musën, por edhe të gjithë neve që e shohim rininë tonë me suksese të jashtëzakonshme në mërgatë. Presim që ashtu sikur babai i tij Musa e lartësoi emrin e Kosovës, këtë ta bëj edhe Floriani.

Banner

Related posts

Kandidatja për presidente, Biljana Vankovska e prezantoi programin në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë

Gjyla Halili

Identifikim biometrik me pasaportë ose letërnjoftim në vendvotim

Gjyla Halili

Dy bashkëpunimet që ja bënë mê të nxehtë verën David Dreshaj

Gjyla Halili

Leave a Comment