SHOWBIZ

Marina Vjollca zbulon për herë të parë portretin e të bijës

Që kur është bërë nënë një pjesë e mirë e postimeve të Marina Vjollcës në Instagram i dedikohet vajzës së saj dhe Getoar Selimit, Marget.

Moderatorja ndan shpesh foto të ëmbla me të bijën, por deri tani nuk ia kishte zbuluar portretin. Sigurisht ajo është ende e vogël dhe për këtë arsye duket se Marina ka zgjedhur mos ta ekspozojë shumë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka bërë një përjashtim, duke na zbuluar pak nga portreti i Marget.

Marina ka publikuar në Instastory një bisedë në Whatsapp nga grupi i familjes. Por, në ‘wallpaper-in’ e saj gjendet fotoja e Marget.

Sigurisht nuk besojmë se ky detaji i ka shpëtuar Marinës e cila ka parë këtë moment si të duhurin për ta bërë këtë gjë. Fotoja duket të jetë nga muaj më përpara, kur Marget ishte ende shumë e vogël.

Banner

Related posts

“Mund të çojnë deri në kancer dhe efekte të tjera anësore”, produktet kozmetike për fëmijë përmbajnë substanca toksike

admin

Teoria ‘e errët’ sugjeron se kërpudhat që dalin në lojën ‘Super Mario’ çelin nga ‘Mario të vdekur më parë’ (fotot)

admin

S’e njohu në shtëpinë e Big Brother VIP, ja çfarë i tha djali Oltës në shtëpi

admin

Leave a Comment