AKTUALE

RAMIZ CERNICA NË KUVENDIN E KOSOVËS KA DISKUTUAR PA PLIS

Në Gjilan, më 27 Qershor 2023, komisioni vlerësues në përbërje prej 5 anëtarësh, Ismet Sylejmani – përfaqësues i familjes së Ramiz Cernicës, Enkelejda Arifi – zyrtare nga Komuna e Gjilanit dhe , Skulptorët: Prof. Adem Rusinovci, Lindita Mehmeti dhe Ragip Ramadani, në procesverbalin e të njejtës ditë, bëri përcaktimin e madh historik, përzgjodhi variantin edhe me plotësimet e rekomandura për artistin fitues, për ngritjen e shtatores së Tribunit të Kombit, Heroit të Kuvendit të popullit shqiptar të Kosovës, gjeniut të Parlamentit të Kombit, emblemës më markante të mbrojtësit të interesave të popullit dhe Atdheut, të papërsëritshmit Ramiz Cernica!

Komisioni i Komunës së Gjilanit, në përcaktimin e Tij, për variantin e bucetës me ndërhyrjen time(Ismet Sylejmani – përfaqësues me autorizim i familjes hoxha), simbas përcaktimit dhe udhëzimeve, unë isha i udhëzuar nga djali i Ramiz Cernicës, Daja Abdyl Hoxha, u aprovua varianti i bucetës pa plis, me arsyetimin bindës dhe faktik, se Deputeti Ramiz Cernica, gjatë fjalimit të Tij, (gjithnjë simbas shpjegimeve, informacionit dhe qëndrimeve të djalit të Ramiz Cernicës, Dajës Abdyl Hoxha), ka qëndruar pa plis në sallë ku i ka zhvilluar seancat Mbledhja e Kuvendit të Kosovës në Prizeren, dhe natyrisht edhe ka diskutuar pa plis!

Pra Heroi i Kuvendit të Kosovës në Prizren Ramiz Cernica, të cilin bota shqiptare brenda e jashtë Atdheut, e admiron dhe e ka model të deputetit besnik të interesave shqiptare, jo pse ka bartur plis në jetën e përditshme në familje e kudo tjeter, por e admiron origjinalin e Tij, ashtu siç ka diskutuar në foltoren e Parlamentit të Parë të Kosovës në Prizren, pas përfundimit të Luftës Nacional- Çlirimtare!

Por pas publikimit të kësaj ngjarjeje u shfaq një paknaqësi e disave nga familjarët e Ramiz Cernicës, të cilët pretendojnë se SKULPTURA MONUMENTALE E TRIBUNIT RAMIZ CERNICA, duhet të jetë me plis dhe jo pa plis, pra, jo ashtu siç kishte vendosur komisioni vlërësues, por siç kanë dëshirë disa prej tyre!

Tentimi që me çdo kusht për ta paraqitur me plis, dhe për t’i bërë hije me plis rolit historik dhe qëndrimit të Tij brilant si Deputeti më largpamës i popullit shqiptar, jo vetëm të Kuvendit të Kosovës, është tendencioz dhe marifet “patriotik kombëtar” kundër Ramiz Cernicës, i cili ashtu sikur e dijme të gjithë, është i madhi i të mëdhenjëve, jo pse ka bartur plis, e përsëris, jo pse ka bartur plis, sepse plisi në zhargonin profesional të skulptorëve quheshte aksesor, pra plisi ishte një nga mbulesat kombëtare që bartnin mbi kokë burrat e zakonit dhe të kohës, por edhe të moshuarit në vite të shtyra të jetës!

Simbas djalit të Ramiz Cernicës, Dajës Abdyl Hoxha, Ramiz Cernica ishte Intelektuali erudit popullor e Akademiku i ADN-së së shqiptarizmës fitimtare e të panënshtruar në shekuj!

Burri i madhi i Kombit Ramiz Cernica, gjatë periudhës që e ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Komunës së Parteshit, në Kabinetin e Tij të punës nuk ka bartur plis!

Gjithashtu gjatë udhëtimit të Tij historik në Shqipëri nuk ka bartur plis!
Gjatë fjalimit të Tij epik në Kuvendin e Kosovës në Prizren nuk ka bartur plis!
Gjatë vuajtjës së dënimit nëpër burgjet e Serbisë pushtuese nuk ka bartur plis!

Mendjendrituri i kombit, strategu e parashikuesi i të ardhmës së bashkuar të kombit tonë të ndarë padrejtësisht nga pushtuesit dhe armiqt e tradhtarët, i famshmi Ramiz Cernica, në fjalimin e Tij programatik, ka mbajtur qëndrim për Bashkim Kombëtar, ashtu sikur e dijmë thënien famëmadhe të përmbledhur të tij e të mirënjohur, “…po me Shqipërinë, jo me Serbinë…”!

Në takimin e 29 Korrikut 2023, në Prishtinë në banesën e djalit të Ramiz Cernicës, Dajës Abdyl Hoxha, ku ishte prezent edhe djali i vëllaut të Ramiz Cernicës, Daja Mehmet Halimi( i cili mbronte pozicionin se Shtatorja e Ramiz Cernicës duhet të jetë me plis), dhe djali i Dajes Abdyl, Daja Arijan Hoxha, Daja Abdyl, për të mos u thelluar përçarja në familjen Hoxha, e terheqi qëndrimin e tij për variantin pa plis të shtatores së Ramiz Cernicës!

TËRHIQEM NGA KRYETARI I KËSHILLIT ORGANIZATIV PËR VENDOSJEN DHE IANUGURIMIN E SHTATORES SË RAMIZ CERNICËS PARA SHESHIT TË KOMUNËS NË GJILAN

Kryetar i Këshillit Organizativ, për Vendosjen dhe Inaugurimin e Shtatores së Ramiz Cernicës para sheshit të Komunës së Gjilanit –

I gjendur përballë këtij ndryshimi dhe gjendjes së krijuar, dhe pas shkrimeve kunder meje që janë bërë nga vajza e vëllaut të Ramiz Cernicës, Tezja Vahide Braha, e konsideroj të panevojshme, madje edhe të tepërt prezencën time në ballë të procesit, prandaj unë Ismet Sylejmani- Kryetar i Këshillit Organizativ, për Vendosjen dhe Inaugurimin e Shtatores së Ramiz Cernicës para sheshit të Komunës së Gjilanit – përfaqësues i familjes në vlerësimin final të përcaktimit të variantit fitues, tërhiqem nga të gjitha angazhimet në koordinimin e aktiviteteve për organizimin e puneve për ngritjen e Shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Gjithashtu tërhiqem edhe nga monitorimet e metejme në procesin e mbarëvajtjes së procedurave të punimeve dhe të ngritjes së shtatores së Legjendarit Ramiz Cernica!

Shpresoj se shumë shpejt Qyteti i Gjilanit do të stoliset me trupin e artë, të shkrirë në bronz, të Deputetit të popullit shqiptar, Heroit të Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Korrik 2023!

Related posts

BLERIM BEXHETI, POLITIKANI ME ZEMËR TË MADHE QË E BËN TË URTIN E POLITIKËS SË DERVENIT ME AFRO 11.000 VOTA

admin

Borell dhe Várhelyi mesazh për Davkovën dhe formimin e Qeverisë

Gjyla Halili

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar për ngushëllime familjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Iljaz Ademit nga fshati Sellcë i Komunës së Tetovës.

Gjyla Halili

Leave a Comment