AKTUALE

MEREMETIMI I XHAMIAVE NJË KONCEPT JASHTA JURISPRODENCËS SË BASHKËPUNIMIT ME BESIMTARËT DHE QYTETARËT

Taxhudin HAMIDI -Tetovë

Pa hezitim duhet kuptuar më shumë se drejtë.
Një diskutim i tensionuar dhe steril?
Largë marrëveshjes dhe kolektivitetit të xhematit.
Në iniciativa të ndërtimit dhe meremetimit të xhamisë ne jo vetëm që ndërtojmë objektin por mundohemi që të nxjerim në pah ndryshimin dhe “meremetimin” e mentalitetit dhe njëanshmërisë.
Nuk duhet të nxitohet.
Sepse xhaminë duhet ta përkrah dhe mbështet çdo antarë dhe qytetarë i vendbanimit.
Në këta kohra pas pandemisë dhe krizash ku antarësia e nëpunësve fetare mjaftonë vetëm për rrogën e tyre.
Dhe asnjë fond tjetër për për kualifikime të veoprimtarisë shkencorë të imamit dhe mualumit.
Kjo gjendje kerkonë të jemi shumë të kujdesshëm në iniciativa të ngurta .
Duke haruar iniciativat e refoemimit të progresit intelelkual, shkencorë dhe mediatik.
Të gjithë e fillojnë një iniciativë por jo të gjithë e përfundojnë të një qëllimi.
Iniciativa mund të promovohet por jo edhe të realizohet në favor të ardjmërisë së shendoshë të një xhamie.
Sepse çdo iniciativë apo qëllim ose propozim juridikisht nuk është edhe legjitim dhe i pranueshë,nëse i njëjti nuk pret dhe nuk duronë të kalojë të gjitha analizat,komisionet dhe vlersimet pro dhe kontra.
Qëllimi mund të jetë i mirë ,por pasojat nuk janë të mira dhe prishin programin e iniciativës.
Pra qëllimi i mirë por rezultati del jo i mirë.
Qëllimi i mirë me një iniciativë të mirë dhe donacion përfshirës nëse shkaktonë përçarje në xhematë dhe mbyllë gojën dhe pengonë rekomndimet e imamit apo hoxhës,ky qëllim i mirë duhet të shmanget dhe të stopohet.
Srpse realiteti aktual është më i pranueshëm te Allahu se një iniciativë e cila akoma nuk dihet si do të përfundojë.
Ky është konkludim i shumë juristëve islam.
Prandaj në çdo iniciativë duhet të ruhet bashkimi dhe unioni aktual para çdo iniciative e cila nëse nuk është e pranuar nga të gjith mund të shkaktojë fitne dhe përçarje.
Ne kemi fitne dhe përçarje në arenën politike dhe shoqërore andaj lusim imamët të mos lejojnë përçarje edhe në rradhat e xhematit.
Është fakt historik në mbarëvajtjen e vakëfit se ai që mbështet objektin e vjetër karshi atij që tentonë ta zëvendësojë me të ri apo ta rrënojë i pari cdoherë ka pasur përparësi.
Lejohen i iciativat e ndryshimeve dhe meremetimeve në rast zgjerimi dhe përforcimi të objektit nëse ekspertët dhe institucionet për rusjthen e objekteve sjellin vendim.
Ndryshe çdo veprim tjetër devalvonë veprimtarinë e imamit dhe Keshillit të xhamisë.
Bashkësia fetare islame duhet të reagojë dhe të ndihmojë raste të këtilla që të ruajmë xhamitë mga falsifikimi i fakteve historike.
Nga periudha e ishjugosllavisë ne në këta vende nuk kemi trashëgimi tjetër përveç objekteve të xhamisë dhe agregatin e vakëfit i cili viviseksohet dhe nxjeret në ankande për shitje vetëm e vetëm për të provokuar ndjenjat e muslimanëve në Tetovë dhe në shumë vende tjera.
Prandaj me xhamiat dhe meremetimin e tyre duhet pasur shume kujdesë për të ndaluar iniciaticat ekstreme dhe largë institucioneve përkatëse.
Nese iniciativa nuk ka respektuar masën e gjerë të popullit.
Pra tek koncepti i jurisprodencës së suverenitetit të xhamiave tek sfera publike shqiptare.
Iniciativa e ndërtimit,rinovimit apo të ndryshimit dhe intervenimit kërkonë materialin teorik si nje fizibili studim.
Për të qenë valide një iniciativë e ndërmarrë në ndërtimin e më pak tek iniciativa e riparimit, njerëzit janë më senzibil sepse ayrofohet fytyra e ture e objektet nga e kaluara dhe nga historia e gjyshërve të tyre.
Pra në iniciativën për rinovim apo rikonstruim të objektit fetarë në këtë rastë xhamia, kërkon një studim shumë të thellë,nga të gjitha fushat.
Duke filluar nga ajo e fikhut islam e deri tek birotë e arkitektit dhe inxh.të diplomuar.
Qëllimi konstruktiv i një donatori apo një grupi të cilët vendosin të renovojnë xhaminë dhe të prishin dhe eleminojnë shkrimet kaligrafike të xhamise për rreth dhe të kupollës mbrenda xhamisë, nevoitet një plebishcit dhe marrëveshje e gjithë popullatës ,edhe e atyre që vizitojnë xhamin edhe ata që janë ithtarë të islamit por për shkaqe objektive nuk vizitojnë xhaminë.
Mirpo në këta iniciativa duhet të gjithë të pranojnë donacionin dhe ndryshimet përmbrenda xhamisë.
Paraprakisht iniciativës dhe donacionit i kërkohet të plotësojë të gjitha procedurat deri tek implementimi i renovimit apo i ndonjë fragmenti ndërtimorë.
Fillimisht imami i xhamisë me Këshillin pas një analize në njërën nga seancat e Këshillit pranojnë apo anulojnë iniciativën me shkrim.
E nxjerin në debat publik para xhamie apo në sheshin e vendbanimit fshatit apo lagjes me datë të caktuar prej një deri më tre muaj.
Pas një muaji apo tre formohet një komision ekspertësh e cila do të vlersojë se a duhet të intervenohet në renovimin dhe meremetimin e xhamise apo jo.
Merret përgjigja e sakt dhe publikohet me dinjitet.
Pas kësaj analize bisedohen objektivat e renovimit.
Cka do të rinovohet !

Ata nxjeren në letër apo proçes Verbal dhe vërtetohen para organeve kompetente.
Bëhet llogaria e konstruktit finansiar dhe hapet zhillo llogari bankare.
Nuk lejohet në xhami të merren hapa dhe ndryshime jashta marrveshjes që i janë konfirmuar xhematit dhe popullit.
Çdo gjë të ecë sipas marrëceshjes së parsparë me planin e vizatuar nga kerkesa e xhematit ,besimtarëve.
Nuk mundet që të fillohet me një iniciative dhe më pas vetë (firma) mjeshtërit dhe Këshilli i xhamisë duke shfrytëzuat imamin blanko, vepronë jashta të gjitha normave juridike, duke falsifikuar dhe prishur gjëra të nevojshme origjinale që mund të qëndrojnë pa mos i ndryshuar dhe prekur fare .
Çdoherë duhet të kemi parasyshë se sovraniteti dhe koncepti i jurisprodencës së xhamisë aktuale gjatë rinovimit është shumë më delikat se vet ndërtimi i xhamisë nga themeli.
Sepse nëse kemi një xhami me një arkitekturë që e kanë ndërtuar besimtarët dhe prindërit tanë ne që kemi ndërmarrë një iniciativë për meremetim duhet të ruajmë historinë e asaj kohe që është ndërtuar.
Çdo ndryshim i xhamisë në mungesë të dokumentacionit,analizave dhe studimi nga ekspert të diplomuar dhe firma e popullit kjo iniciativë konsidetohet e egër dhe jo e frytshme bile bile edhe e sanksionuar nga organet e BFI ,enti për trashëgimi dhe departamenri kulturorë pranë komunës përkatëse dhe shumë organeve tjera.
Kohën fundit vërrehet një intervenim në disa xhamia dhe Këshilla të xhamiave marrin hapa me vetëiniciative duke mos i treguar edhe donatorët në meremetimin dhe ndryshimin e interierit të xhamisë.
Ky gjest dhe kho mënyrë e veprimit është shumë e dëmshme në adpektin arkitektonik dhe infrastrukturës të një objekti fetarë.
Iniciatiavat dhe donatorët janë të mirseardhura në çdo xhematë dhe vendbanim.
Mirpo ketkohet një strategji dhe trasparencë.
Sepse të ndryshosh apo falsifikosh faktet historike të një xhamie të një vendbanimi duhet urgjentisht të merren masa konkrete dhe të ndërpriten inavacione që nuk durojnë të kalojnë përmes të gjitha
institucioneve dhe organeve e deti tek një leje valide dhe tej personat përgjegjës dhe të verifikuar para enteve dhe organeve juridike .
Është demodo dhe nonsens të demohet kupolla, pullazi,minarja,minberi, shkrimet kaligrafike me të cilat është edukuar dhe rtitur një gjeneratë e tërë e atij vendbanimi dhe të prishen të gjitha këta pa pyetur askend.
Kjo tregonë për nivelin minor që posedon një vendbanim.
Në vende të tjera nuk guxonë të merret iniciativa përderisa nuk është studjuar çdo gurë i xhamisë a është i qëndrueshëm dhe me jetë më të gjatë apo jo.
Është apsurd të ndëgjohet se metemetimi dhe rinovimi fillonë si një iniciativë formale e më pas të ndëgjohet nga vet qytetarët e vendbanimit se mjetet e nxemjes dhe shumë elenente tjera janë shpërbërë dhe nuk janë ruajtur si i ka hije nje Objektit fetarë.
Ne përmes këtyre meremetimeve tregojmë sa jemi të vëmendshëm ngaj pronës së vakëfit .
Nga prizmi tjetër përmes meremetimit dhe ndërtimit të objekteve publike fetare tregojmë dhe dëshmojmë sa është shpirti jonë demokratik,transparent dhe në gjendje plebishciti dhe federal.
Në të gjitha fushat ekzistonë unioni federatës .
Neve akoma na mungonë unioni federal i xhamiave.
Ku në këtë union ata do të bashkëpunojnë.
Sepse ekzistonë një parim në sheriat.
Çdo shkelje e rendit do të ketë pasoja për bashkëpunim.
Nëse një xhami humb sovranitetin e rendit dhe bashkëpunimit ajo e ka vështirë të komunikojë me xhematin dhe rekomandimet fetare fillojnë të dobësohen.
Me këtë artikull të shkurtër dëshironim të ngreme zërin kulturorë dhe të fakteve historike nga ruajtja e monomenteve fetare.
Nuk duhet lërë Këshillin e xhamisë të sulmohet dhe indoktrinohet nga iniciativa të pa inauguruar juridikisht dhe me përmasa vandalizmi apo shun .
Falsifikimi dhe faktet historike gjatë rinovimit dhe meremetimit duhet të ruhen në maksimum.

Related posts

TV 24: Mickoski dhe “Grupi i Zjarrit” të koordinuar në sulmet kundër Grubit

admin

Qoku: Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Nesër Mickoski takohet me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron

Gjyla Halili

Leave a Comment