AKTUALE

Bejta: Nëse ka diçka kundër meje Talati le ta thotë para organeve partiake!

Një nga të pakënaqurit në BDI, Nevzat Bejta i është përgjigjur deklaratave të Talat Xhaferit në “Summer Click”, i cili tha se pjesëtarët e “Grupit të Zjarri” pa turp po kthehen në BDI pas gjithë atyre akuzave.

Bejta thotë se Xhaferi nëse ka ndonjë sugjerim për të, të njëjtin duhet ta parashtrojë para organeve të partisë.

“Nëse Talat Xhaferi ka ndonjë sugjerim ndaj meje, mund ta paraqesë qoftë në Këshillin e Përgjithshëm ku nuk e hapi gojën, nuk e tha asnjë fjalë. Unë kam qenë prezent në Këshillin e Përgjithshëm edhe në të ardhmen do jem prezent në Kryesinë Qendrore. Nëse ai ka ndonjë sugjerim ose ndonjë vërejtje ndaj meje, le ta merr guximin dhe le ta merr fjalën para organeve partiake dhe do të debatojmë brenda për brenda për problemet që i kemi brenda Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Nevzat Bejta për TV21.

Banner

Related posts

Në nder të Çlirimit të Kosovës u promovua në Zagreb libri “Koha e prerë” i autorit Rexhep Hoti

Gjyla Halili

Lladrovci: Kemi shqetësim pse kompleksi industrial “Feronikeli” nuk ka gjetur përkrahjen nga niveli qendror

Gjyla Halili

Vankovska: Maqedonia të mos hesht me fqinjët

Gjyla Halili

Leave a Comment