SHQIPËRI

“Gjetët prova për vrasjen?”- Dalin bisedat e biznesmenit dhe ish-shefit të operacionales me Vis Martinajn

Banner

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK, që çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega.

Panorama Tv raporton se Oltion Bistrit, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn.

Ish-drejtori i Lezhës dhe Durrësit i jepte Martinajt informacione, edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegajn duke e pyetur nëse ka prova.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?

Ardit Hasanbega: Ja po hetojmë…

Pëllumb Gjoka: keni gjetur prova.?

Ardit Hasanbega: Po disa, të vogla…

Pëllumb Gjoka: Lëre mos u merr më me të.

Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lika mësohet se Pëllumb Gjoka komunikonte me të.

Prokurori mësohet se ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet. Gjithashtu ndërhynte edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.

Përgjimet kanë zbuluar se vrasja e Gjin Ndojt në prill të 2020 është porositur nga Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky.

Banner

Related posts

Ambasada britanike dënon sulmin kriminal ndaj Top Channel-it: Përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë

admin

Barometri ballkanik 2023: Shqipëria më e korruptuara, Kosova…

admin

Bëhet virale videoja ku njësiti ushtarak i Serbisë bën ushtrimet, komentuesit e krahasojnë me serialin e njohur

admin

Leave a Comment