SPORT

Newcastle thyen një rekord interesant

Në ndeshjen e fundit të së shtunës të xhiros së 20-të të Ligës Premiere, Crystal Palace dhe Newcastle United luajtën baras 0-0.

Për herë të dytë këtë javë në “Selhurst Park”, Crystal Palace arriti të barazojë ndaj një ekipi nga kreu i tabelës, pasi më parë barazoi me Manchester Cityn.

Ky barazim bëri që Newcastle të luajë ndeshjen e 15-të radhazi në kampionat pa humbje, që është një rekord i ri i  klubit.

Newcastle është i treti tani dhe ka 39 pikë, aq sa i katërti Manchester United, ndërsa ka tre pikë më pak se Man City. Arsenali ka tetë pikë më shumë se “larasakat”.

Forma e mirë e Newcastle që tani ka 39 pikë dhe kërkon rrugën për në Ligën e Kampionëve, gjë që se ka arritur tash e sa vite.

Banner

Related posts

Liga e Evropës: Këto janë rezultatet komplete

admin

Gruaja e futbollisti rumun shet foto nudo: Tani është modë, nuk është gabim dhe burri nuk më xhelozon

admin

Arsenal – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment