AKTUALE

Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private

Profesorëve të Universitetit të Prishtinës u është ndaluar që të punojnë edhe në kolegje private.

Ky vendim është marrë sot nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kështu ka konfirmuar Altin Sahiti, anëtar i këtij këshilli, transmeton Telegrafi.

Sahiti në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky vendim është i vonuar për 24 vjet.

“Vendim që ka vonuar për 24 vite, por që në mbledhjen e fundit me propozimin tim dhe me përkrahjen e Anëtarëve kemi ndaluar që Profesorët t’i ndihmojnë konkurrencës në plan programet dhe aktivitetet e tyre! Njëkohësisht është hequr një e padrejtë që i ka ndaluar Profesorët Universitar me qenë pjesë e Trupave Kolegjiale Profesionale si Borde në Ndërmarrje Publike, Trust, BQK, KKRF etj”, thotë ai.

Ai ka deklaruar se këto vendime janë të bazuara mbi parimet etike, ndërsa ka thënë se vazhdojnë me reformimin e Universitetit më të mirë në vend. /Telegrafi/

Related posts

Kurti e përmbledh javën përmes një video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

Gjyla Halili

Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Gjyla Halili

Panel diskutim në Shkup kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve

Gjyla Halili

Leave a Comment