AKTUALE

Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeveri të karakterizuar nga korrupsioni, në vjeshtë do të kemi situatë të re

Shefi i Grupit Parlamentare i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti karakterizohet nga korrupsioni dhe paaftësia.

Gashi para mediave tha se presin që në vjeshtë të ketë një situatë të re, transmeton Telegrafi.

“Ky sesion dhe kjo qeverisje karakterizohen nga paaftësia dhe nga kapja e shtetit. Nga shkelja e Kushtetutës, me skandale, me korrupsion masiv. Karakterizohet si Qeveri që e shkel Kushtetutën”

Gashi shtoi tutje se, Qeveria Kurti është qeveri e sanksioneve ndërkombëtare dhe sipas tij, Kosova nuk mund të përballojë një qeveri të tillë.

Ndryshe, sot në Kuvend ka dështuar të mbahet seanca për shkak të mungesës së kuorumit. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Blerim Bexheti në përurimin e rrugës në Semenishtë: “Fjala e dhënë po mbahet gjithandej”

Gjyla Halili

Bujar Osmani kryeson si kandidati me më shumë nënshkrime, lë pas Taravarin dhe kandidatët maqedonas…

Gjyla Halili

XHITE  BESNIK  I  ÇELIKTË I ALI AHMETIT

Gjyla Halili

Leave a Comment