BOTA

Një grua në krye të Marinës, presidenti amerikan emëron admiralen 38-vjeçare

Lisa Franchetti, është ish-drejtuesja e flotës së gjashtë amerikane dhe të forcave detare amerikane në Korenë e Jugut dhe ka shërbyer po ashtu edhe si komandante e një aeroplanmbajtëseje.

Zgjedhja e saj, nga Biden, duhet sidoqoftë të konfirmohet nga senati amerikan. Nëse konfirmohet si shefe e operacioneve detare, ajo do të jetë gruaja e parë që bëhet anëtare e grupit elitë të zyrtarëve të lartë ushtarakë që përbëjnë edhe shtabin e përgjithshëm të mbrojtjes.

Një veterane 38-vjeçare, ajo është edhe gruaja e dytë që arrin gradën e admiralit me katër yje. Në një deklaratë, presidenti Biden u ndal tek ajo që e quajti ekspertizë e zgjeruar e saj në fushën e operacioneve dhe politikave dhe tha se Franchetti do të bëjë sërish histori kur të konfirmohet në detyrë.

Sipas raporteve në mediat amerikane, admiralja Franchetti, nuk ishte zgjedhja e parë e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili në fakt kishte rekomanduar të diplomuarin në TOPGUN, Samuel Paparo, si shef të ri të marinës.

Roja bregdetare udhëhiqet aktualisht nga një grua, amdiralja Linda Fagan.

 

 


Top Channel

Related posts

SHBA, burri vret ish-gruan dhe pesë të tjerë

admin

Ndezi zjarr nga pakujdesia dhe për pasojë u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, arrestohet 43-vjeçari në Cërrik

admin

Biden: Nuk ka asnjë perspektivë reale që Rusia të përdorë armë bërthamore

admin

Leave a Comment