BOTA

Valë e re sulmesh ruse mbi Odesa, shkatërrohet kisha më e madhe ortodokse

Banner

Një person është vrarë dhe qindra apartamente banimi janë dëmtuar nga sulmet e fundit ruse mbi qytetin port në Detin e Zi, Odesa.

Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor ukrainas për Odesën ka raportuar se ka pasur dëmtime të rënda në infrastrukturë si dhe në institucione fetare.

Sulmi nuk kurseu as kishin më të madhe ortodokshe në Odesa, e cila është dëmtuar mbrëmjen e së shtunës.

Ushtria ukrainase në fillim të qershorit dha sinjalin për kundërofensivën me synim rimarrjen e zonave të pushtuara nga Rusia. Qëllimi i deklaruar ishte edhe vendosja e Krimesë nën kontrollin e Ukrainës.

Përmes gadishullit të Krimesë kalon edhe një pjesë e madhe e furnizimeve për trupat ruse në jug të Ukrainës. Vetëm në fillim të kësaj jave u dëmtua nga një sulm ura 19 km e gjatë që lidh tokën ruse me Krimenë.

Ndërkohë ushtria ukrainase ka konfirmuar një sulm ndaj Gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.


Top Channel

Banner

Related posts

Lamtumirë skutera elektrikë/ Nga shtatori Parisi ndalon lëvizjen e mjeteve që po bëhen të rrezikshme

admin

SHBA dhe Kina përpjekje për të rigjallëruar bashkëpunimin për klimën

admin

Koleksioni i makinave 12.8 milion paund i Ali Bongo-s presidentit të rrëzuar nga grushti ushtarak në Gabon

admin

Leave a Comment