BOTA

Bebja e lindur 0.5kg mrekullisht mbijeton dhe pas gjashtë muajsh del nga spitali e shkon në shtëpi (fotot)

Një bebe e parakohshme që lindi me vrimë në zemër duket se ka arritur të mbijetojë deh ka dalë më në fund nga spitali pas gjashtë muajsh kujdesi në SHBA.

22 vjeçarja Krysten Risbon, lindi 12 javë para kohe beben e saj dhe doktorët i thanë se “nuk do t’ia dilte” pasi lindi shumë i vogël, por tashmë pas 181 ditësh në spital ai është në shtëpi me prindërit.

Pas kohës së gjatë që kaloi në spital dhe mrekullinë e mbijetesës së të voglit, Krysten nga Altoona, Pennsylvania, thotë se do të studiojë për infermiere lindjeje, e frymëzuar nga kujdesi që iu dha prej mjekëve të spitalit.

“Kur lindi bebeja është shumë i vogël, ata më thanë se nuk do t’ia dilte. Por ai është një luftëtar, është një mrekulli”, thotë nëna e re.

Krysten dhe bashkëshorti Janerio Reed, u lumturuan kur mësuan se prisnin një fëmijë në gusht 2022.

Por Krysten nisi herët dhimbjet e lindjes dhe ata shkuan në spital ku doktorët fillimisht i kthyen përsëri në shtëpi duke menduar se kishte një infeksion.

Por dhimbjet e saj vazhdonin dhe çifti u kthyen në spital kur dhe kuptuan problemet me beben.

Krysten ishte dërguar me urgjencë në spitalin e specializuar të grave Magee-Womens.

“Kisha frikë, nuk më pëlqente aty dhe nuk lejonin asnjë të vinte me mua”, thotë e reja, të cilës iu bënë trajtime për të ndaluar lindjen dhe për disa ditë, deri në 23 dhjetor 2022, kur Janerio dëshmoi lindjen e djalit të tij.

Krysten thotë: “Kur e morën prej meje u tmerrova. Ishte aq i vogël sa mund ta mbaja me një dorë.”

Por megjithëse masën e tij dhe me vrimë në zemër, Zaylan lindi dhe rezistoi, duke kaluar 181 dite në spital, shumicën e kohës me ndihmë oksigjeni.

I vogli kreu gjithashtu një operacion në sy që ndodh kur bebet lindin para kohe, dhe iu vendos një tub ushqimi, derisa pas gjashtë muajsh Zaylan ishte i aftë të kthehej në shtëpi më 21 qershor 2023.

Krysten thotë: “Është e pabesueshme ta kem këtu në shtëpi, nuk e besoj sa i vogël ishte në fillim, ai mbante gishtin tim me të gjithë dorën.”

“Tani është i lezetshëm, është inatçi, më shikon me bisht të syrit, qesh e buzëqesh gjithe kohën”.

Krysten shton se është duke nisur studimet për infermiere në kolegjin Mount Aloysius në Pensilvani.