BOTA

Më shumë se 100 mijë protestues kundër kryeministrit Netanuyahu

Më shumë se 100 mijë persona dolën në një tjetër protestë në Izrael, kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu.

Protestat u organizuan në dy sheshet kryesore të Tel Aviv në një revoltë kundër reformës së gjyqësorit të shpallur nga kreu i qeverisë, e cila sipas protestuesve synon të kontrollojë drejtësinë.

I rikthyer tashmë, në mandatin e tij te 6 qeverisës, Netanjahu kërkon që të qeverisë edhe në Gjykatën Supreme, në atë që ai e përshkruan si rimëkëmbje të balancës në 3 pushtetet e qeverisjes së vendit, shkruan Reuters.

Kritikët thonë se reforma e propozuar nga qeveria e tij, mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, të shkelë të drejtat e njeriut e të rrisë edhe më tej korrupsionin.

Banner

Related posts

Dëmtohet Muri i Madh kinez, disa punonjës ndërtimi tentuan të krijojnë rrugë të shkurtër përmes tij

admin

Video/ Qindra bebe kuaj deti lëshohen në gjirin e Sidney në Australi (fotot)

admin

Greqia dhe Bullgaria me marrëveshje për të ulur varësinë nga energjia ruse

admin

Leave a Comment