BOTA

E sapolindura e braktisur në pyll shpëtohet nga qeni i rrugës që mrekullisht e sjell mes njerëzve (fotot)

Një bebe e sapolindur që besohet se është braktisur në pyll për t’u vrarë nga kafshët e egra, është zbuluar nga një qen rruge që mrekullisht e ka transportuar drejt njerëzve, raportonin sot mediat.

Kafsha që tregoi shumë më tepër humanizëm se njerëzit, besohet se ka gjetur beben vajzë në një qese mbeturinash në veri të kryeqytetit të Libanit, të mërkurën.

Qeni kishte nisur më pas të tërhiqte qesen me të sapolindurën, derisa kalimtarët dëgjuan të qarat e bebes nga brenda, shkruan rrjeti arab The National. Bebja më pas u dërgua në spital in e Tripoli ku mjekët raportohet se po përpiqen t’i shpëtojnë jetën.

Njerëzit e përshkruanin mbijetesën e saj si një mrekulli teksa në rrjet janë shpërndarë imazhe të bebes me të gërvishturat që kishte marrë gjatë përpjekjes së saj.

Zemërim i gjerë shprehej në rrjet për braktisjen e fëmijës teksa shumë thonin se qeni kishte treguar më shumë humanizëm sesa prindërit e saj kriminalë.

“Qeni tregoi shumë më tepër humanizëm, dashuri dhe inteligjencë”, shkruante një komentues”.

“Kafshët kanë shumë më tepër simpati sesa njerëzit”, shkruante një tjetër.

Ndërkohë shumë kanë shprehur dëshirën për të adoptuar fëmijën e braktisur.

Policia tha se po kërkon përgjegjësit e ngjarjes në Tripoli, në vendin e varfër të Libanit.


Top Channel

Related posts

Erdogan shpallë 7-ditë zie – SHQIP.com

admin

“Washington Examiner”: McGonigal shantazhoi biznesmenët në Tiranë

admin

Mediat izraelite: Sulmi ndaj Iranit është kryer me raketa të lëshuara nga avioni

Gjyla Halili

Leave a Comment