Agjensia e spektakleve “Albi’s Party” New York, organizon me datën 1 gusht 2023, ora 20:00, në Restorantin “Lamiga”, Ana e Malit, Ulqin, evenimentin më madhështor të kësaj vere, tashmë tradicional “Diaspora në vendlindje”.
I privilegjuar të marr ftesë të personalizuar nga organizatori i nderuar z. Naser Nika, i shprehë mirënjohje dhe falenderim të veçantë për nderimin dhe vlersimin, që do na mbledhin bashkë në këtë darkë festive, tejet të rëndësishme për vendin dhe mërgatën mbarëshqiptare kudo në botë.
Një emocion që nuk ka të krahasuar për vlerat kulturore që mbart dhe transmeton kjo sofër festive, e cila gjithashtu për mbarvajtjen e saj ka bërë bashkë kontributorët dhe bashkëpuntorët më të rëndësishëm institucional:
-Qeveria e Malit të Zi.
-Komuna e Ulqinit.
-Këshilli kombëtar shqiptar në Mal tē Zi.
Organizata turistike e Ulqinit etj.
Kjo festë e kthyer në traditë, synon t’i mbajë të bashkuar edhe më shumë shqiptarët e Ulqinit.
Ana e Malit është një nocion gjegrafik me shumë vlera e histori, që fillon që në burimin e Lumit Buna, e përfundon në perlen e Adriatikut, Ulqinin e bukur e të lashtë.
Ky qytet me banorët e tij, asnjëherë nuk harruan gjuhen e të parëve, këngën e të parëve, traditën e të parëve.
Ky është lajtmotivi i gjithë atyre që për arsye historiko-ekonomike, rreth 100 vjet më parë kanë zënë vend dhe jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës, por kryesisht në tokën amerikane.
Ky është lajtmotivi që ulqinakun, veprimtarin atdhetar, Naser Nika e frymëzon që prej 6 vitesh për të organizuar këtë festë madhështore, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë mërgimtarët e kësaj krahine.
Patrioti dhe atdhetari i mirënjohur Naser Nika, më dt. 3 qershur të këtij viti, bëri të mundur që në Staten Island NY, në një nga rrugët kryesore të vendoset emri i herojt tonë kombëtar Ismail Qemali, çka lë të kuptohet se patriotizmi dhe vëmëndja e këtij organizatori ndaj historisë sonë kombëtare është i jashtëzakonshëm.
Aktivisti dhe atdhetari Naser Nika, jep një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar të Anës së Malit në Nju Jork dhe që me atdhedashurinë dhe respaktin që ka për vendlindjen, vlerat e këtij komuniteti i sjellë në trojet e të parëve.
Qëllimi i Z. Naser Nika për organizimin e këtij spektakli është të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, ku vëmendjen kryesore do ta ketë brezi i ri.
Ky eveniment madhështor po kthehet në traditë, në mënyrë që bijtë tanë të lidhen edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë të mos e humbin gjuhën dhe identitetin e tyre, kudo ku ata jetojnë e punojnë nëpër botë, por ta trashëgojnë edhe ata si një amanet që duhet mbajtur gjallë.
Emocionet e këtij spektakli do të sjellin nëpërmjet këngëvë e valleve, jo vetëm freskinë e detit, por edhe performancen e artistëve që do i japin vlera këtij organizimi kaq të bukur.
Kjo skenë e madhe do të bashkojë artistët dhe spektatorët, të cilët do këndojnë e vallzojnë së bashku, duke i dhënë kësaj feste një atmosferë të jashtëzakonshme.