KOSOVË

Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti me targa shqiptare ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Për nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik. indeksonline

Banner

Related posts

Lajçak do të vizitojë Kosovën

admin

Greqi, shpëtohen dhjetra migrantë në detin Egje

admin

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Leave a Comment