Dukej se situata po normalizohet në klubin me renome të hendbollit Kastrioti i Ferizajt, por kështu nuk duket tani për tani, nuk ka qetësi.
Brenda këtij klubi, disa kanë dërguar një letër në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ku shprehin shqetësimin e tyre madje edhe më të keqen e parashohin: Shuarjen e klubit.
Çfarë thuhet në letër?
“KH Kastrioti, kryetari në dorëheqje, ka biseduar me stafin teknik të Kastriotit para 10 ditëve në lidhje me formimin e kryesisë së re.
Po ashtu ka kërkuar takim me të gjithë lojtarët. Janë ftuar lojtarët dhe êshtë biseduar me ta.
Është premtuar nga ana e ish kryetarit (Faton Hasani) që pagat e mbetura do t’i marrin shumë shpejt, si dhe obligimet e klubit do të kryhen.
Njêherit është premtuar që deri të shtunën me 15.07.2023 do të formohet kryesia e re dhe do të vazhdojnë bisedimet me lojtarë.
Deri sot asnjë premtim nga ana e ish kryetarit nuk është përmbushur.
Nuk ka paga, nuk ka kryesi, nuk ka bisedime me lojtarë.
Me një fjalë KH Kastrioti është në shuarje.
Afati kalimtar ka kaluar pa asnjë marrëveshje!”, thuhet në letrën e dërguar nga brenda klubit ferizajas.
/BotaSot/