BOTA

35 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut, vazhdojnë kërkimet në tunelin ku njerëzit janë bllokuar brenda mjeteve

Të paktën 35 persona kanë vdekur në Korenë e Jugut, si pasojë e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Aktualisht, ekipet e shpëtimit po kërkojnë mes makinave të bllokuara në një tunel të përmbytur në qytetin e Cheongiu.

Nëntë trupa të pajetë janë nxjerrë deri më tani, ndërsa nuk dihet se sa njerëz janë ende të bllokuar në tunelin 685 metra të gjatë. 15 mjete u zhytën në ujë pasi shiu i rrëmbyer përmbyti nënkalimin, duke mos u lënë kohë shoferëve dhe pasagjerëve të dilnin jashtë.

Viktima ka dhe në rajonin malor të Gyeongsang-ut, ku rrëshqitjet e dheut kanë rrëmbyer shtëpi të tëra. 6400 banorë janë evakuuar, pas shpërthimit të digës.

Rreth 300 mm shi raportohet të ketë rënë në të gjithë Korenë e Jugut të shtunën. Pamjet ajrore nga zonat e prekura nga përmbytjet tregojnë baltën që ka mbuluar vendin, ndërsa niveli i ujit është aq i lartë sa mund të shihen vetëm majat e çatisë.

Administrata Meteorologjike e Koresë parashikon më shumë reshje deri të mërkurën dhe paralajmëron për rrezik të madh.

Gjatë dy javëve të fundit, shirat ekstremë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa vende – përfshirë Indinë, Kinën dhe Japoninë.

Shumë faktorë bëhen shkaktarë për përmbytjet, por shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike ndikojnë në shirat e furishëm. Teksa klima bëhet më e ngrohta, atmosfera mban më shumë lagështi, duke sjellë më pas shira të dendur brenda një hapësire të shkurtër kohe.


Top Channel

Related posts

Shkarkohet zëvendësministrja e Mbrojtjes nga qeveria ukrainase

admin

SHBA, tjetër paketë ndihme 500 milionë dollarë për Ukrainën

admin

Mbi 1300 viktima nga tërmeti në Marok, shpallen tri ditë zie

admin

Leave a Comment