SHOWBIZ

Ja se si të mbroheni nga i nxehti ekstrem

Në maj të vitit të kaluar, India dhe Pakistani ishin dëshmitarë të temperaturave më të nxehta në histori, duke arritur në 50 gradë Celsius. Njerëzit ndaluan së punuari gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe nxënësit e shkollave u dërguan në shtëpi orë më herët. Bagëtitë ngordhën nga lodhja prej nxehtësisë dhe zogjtë e dehidratuar ranë nga qielli.

Por as ky vit nuk është shaka. India veriore ka parë temperatura deri në 45 gradë Celsius në qershor. Autoritetet kanë raportuar 170 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Teksa temperaturat kanë shkuar në mbi 40 gradë Celsius në disa vende të Evropës dhe SHBA-së, është e udhës që njerëzit të përpiqen që mos të rrezikojnë shëndetin e tyre nga kjo nxehtësi. Ja si të qëndroni të sigurt.

Pini ujë para se të keni etje

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të qëndruar të sigurt në një valë të nxehtë është të pini ujë. Pini ujë rregullisht, edhe kur nuk keni etje. Pijet e ftohta si uji dhe uji i kokosit janë më të mira se pijet e nxehta.

Është gjithashtu një ide e mirë të shmangni alkoolin, shkruan DW, përcjell rtv21.tv.

Qëndroni brenda nëse është e mundur

Qëndroni brenda. Kjo është një tjetër gjë që mund të bëni për të qëndruar të sigurt nga nxehtësia. Gjithashtu pushoni gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Kërkoni hije dhe mbuloni kokën nga nxehtësia

Duhet të vishni një mbulesë për kokën apo kapelë nëse duhet të dilni ose të punoni jashtë. Punëtorët në terren duhet gjithashtu të kërkojnë hije nëse është e mundur.

Mbani ajrin në lëvizje

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë të moshuarit të qëndrojnë në dhoma me ajër të kondicionuar nëse munden.

Ftohja e ndërtesave pa ajër të kondicionuar

Mund të provoni gjithashtu të mbuloni dritaret tuaja për të parandaluar hyrjen e diellit në dhoma dhe të përdorni ventilatorë për të mbajtur ajrin të qarkullojë. Pëlhurat e ftohta në kyçet e dorës, kokë dhe qafë gjithashtu mund të ndihmojnë në largimin e një pjese të nxehtësisë. /21Media

The post Ja se si të mbroheni nga i nxehti ekstrem first appeared on TV21.

Related posts

Nuk ka më dramë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ende bashkë

admin

Tetë gjërat që mund t’i shihni vetëm në Japoni edhe nëse udhëtoni në të gjithë botën

admin

Adele në agoni gjatë performancës së saj në Las Vegas, por cila ishte arsyeja e gjendjes së saj?

admin

Leave a Comment