Vajza e një ish-aleati të presidentit rus Vladimir Putin është gjetur e vdekur në banesën e saj në Moskë.
44-vjeçarja Natalia Bokhareva u gjet e vdekur të martën më 11 korrik, raporton Daily Mail. Ajo ishte vajza e ish-guvernatorit të provincës Penza, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2016.
Gruaja u gjet nga oficerët e policisë të cilët thyen derën e banesës, kur Bokhareva nuk iu përgjigj portierit.
Të dhënat e para mësojnë se vdekja nuk vjen si pasojë e një krimi.
Pas vdekjes së babait të saj, Bokhareva kishte marrë përsipër bizneset familjare të cilat fokusohen në lëndë druri dhe furrë buke.
Dy vjet më parë, Bokhareva u bë e famshme duke qenë viktimë e një mashtrimi kur i pagoi një fallxhore 16 milionë rubla (157,000 euro) për t’i shpëtuar nga një mallkim.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pasur një sërë vdekjesh të dyshimta të njerëzve të lidhur në një mënyrë ose në një tjetër me elitën ruse, sektorin energjetik dhe Kremlinin.
Ndër të tjera, 47-vjeçari Nikolai Petrounin i cili vdiq tetorin e kaluar nga komplikimet e koronavirusit, sipas versionit zyrtar.
Në raste viktimat kanë rënë nga dritaret në rrethana të paqarta.
Top Channel