AKTUALE

“Skandal” i radhës në NPRSH, Shfuqizohet njëanshëm tenderi i fituar në mënyrë të rregullt, a ka gisht drejtori Ejup Rustemi !?

Një “skandal” i ri si duket po e dridh Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore. Siç merr vesh Zhurnal, dyshohet se me vendim të drejtorit Ejup Rrustemi, sot është ndërpre njëanshëm kontrata me kompaninë Yuksel Proje A.S., e cila kishte fituar tenderin për konsulencë në ndërtimin e Korridorit 8, në fazën e parë Bukojçan-Kërçovë.

Qeveria në njërën nga seancat e saj e ka autorizuar NPRSH-në që të shpallë tender në vlerë deri 1.8 milionë euro për zgjedhjen e një kompanie për konsulencë në ndërtimin e Korridorit 8, nën aksit Strogomishtë-Cërvicë. Yuksel Proje ka bë ofertë prej rreth 1.2 milionë eurove, duke e fituar tenderin falë ofertës më të ulët për rreth 300 mijë euro në krahasim me kompaninë tjetër që ka marrë pjesë në tender.

Mirëpo udhëheqësit e saj kanë mbetur të habitur kur sot janë informuar nga NPRSH se tenderi do të anulohet.

Ekspertët që kemi konsultuar kanë thënë për Zhurnal se vendimi dhe arsyetimi i NPRSH është i pabazë, sepse përvoja nuk ka qenë fare kusht që është kërkuar në tender, gjë që e dëshmon se edhe fakti se Sistemi elektronik, ku nuk mund të bëhet ndërhyrje politike ose e ndonjë grupi tjetër interesi, e ka pranuar ofertën dhe e ka shpallur fituese.

Për këtë arsye Zhurnal ka dërguar dy pyetje në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, kurse përgjigje na është premtuar për ditën e hënë. Zhurnal poashtu do të kërkon qëndrim edhe nga Ministria e Financave, por edhe nga Banka Ekonomike për Rikonstruim dhe Zhvillim për të marrë qëndrimet e tyre nëse vendimi i NPRSH është me vend ose jo. Poashtu ekspertët shprehin frikë se me këtë vendim, NPRSH krijon bazë për kompaninë Yuksel ta padisë Maqedoninë e Veriut në Gjykatë Ndërkombëtare dhe të dënohet me dënim i cili do të paguhet nga mjetet e taksapaguesve të saj./zhurnal.mk

Related posts

Grubi: Ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e mirë për popullin maqedonas

admin

Nga sot transport publik nga Tetova për në Kodrën e Diellit dhe anasjelltas

Gjyla Halili

Rakia, qoftet dhe qeleshet më të preferuarat nga turistët, artizanët kërkojnë më shumë vëmendje

admin

Leave a Comment