KOSOVË

Dhuna në Kuvend, imunitet penal s’ka askush, Policia mund të hyjë në seancë t’i arrestojë

Tensionet e rritura në Kosovë prej javësh kulmuan sot me Kuvendin e Kosovës dhe përplasjen ndërmjet deputetëve të opozitës me minstrat e Qeverisë Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetvendosje.

Prokuroria tha se ka nisur hetimet.

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sonte për emisionin “Click” në RTV21 tha se imunitet penal s’ka as kryeministri, as ministri dhe Policia ka të drejtë të hyjë në seancë t’i arrestojë.

“Është njëfarë kundërvajtje penale, që i bjen se mund të dënohen ose do të ketë masa ndëshkuese varësisht prej rrezikshmërisë ose pasojave që kanë pasë deputetët”, tha ai.

Ai theksoi se ka kohë që deputetëve iu është hequr imuniteti penal.

“Është konstatuar se imuniteti penal nuk do të jetë më për deputetët dhe është trend evropian, për shkak se konsiderohet se deputeti është i përgatitur në aspektin intelektual dhe njerëzor që të ketë imunitetin e brendshëm”, tha Kryeziu./21Media

Related posts

“Kontrollon gjithçka”, The New York Times publikon një hulumtim rreth lidhjes së Vuçiqit me krimin në Serbi

admin

Ish-Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar zgjedhjet

admin

Amerika miraton vaksinën RSV për gratë shtatzëna

admin

Leave a Comment