SHQIPËRI

Alarmante: Vala e të nxehtit mbërrin në Europë, vapë ekstreme na pret këto ditë, temperaturat mbi 40°C

Një valë e nxehtit e ka goditur pjesë të Europës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me temperaturat që mund të arrijnë rekorde në ditët në vijim, shkruan BBC. Temperaturat pritet ta kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë.

Në Itali temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8 gradë. Një alarm i kuq është shpallur në 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën

Të martën, një burrë vdiq pasi u molis në veri të Italisë. Mediat italiane raportuan se punëtori 44-vjeçar po ngjyroste zebra në qytetin Lodi, pranë Milanos, përpara se të rrëzohej nga vapa. Ai u dërgua në spital ku më pas vdiq.

“Ne po përballemi me një valë të padurueshme të nxehti”, shkroi në Twitter politikani italian Nicola Fratoianni. “Në orët më të nxehta duhen marrë të gjitha masat e dobishme për t’i shmangur tragjeditë si ajo që ndodhi sot në Lodi”.

Vapë ekstreme në ditët në vijim 

Vala e të nxehtit Kerber – e quajtur nga Shoqëria Meteorologjike Italiane sipas përbindëshit me tre koka që shfaqet në Ferrin e Dantes – pritet të sjellë kushte ekstreme gjatë ditëve në vijim.

Zyra Met thotë se temperaturat do të arrijnë kulmin të premten dhe BBC Weather thotë se pjesë të mëdha të Europës Jugore mund të përballen me temperatura mbi 40 gradë dhe ndoshta edhe më të larta.

Vapa pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Në Pragë, kryeqytetin çek, temperaturat mund të arrijnë deri në 36 gradë të shtunën sipas BBC Weather, shumë mbi mesataren prej 24 gradë në korrik.

Temperatura më e lartë në Europë prej 48.8 gradë Celsius u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Sicilisë në gusht të vitit 2021.

Më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në Europë vitin e kaluar si pasojë e të nxehtit. Dyshohet se kjo valë e të nxehtit mund të marrë shumë jetë të tjera këtë verë.

Vala e të nxehtit është një periudhë e motit të nxehtë ku temperaturat janë më të larta sesa pritej për atë periudhë të vitit.

Ekspertët thonë se periudhat e motit jashtëzakonisht të nxehtë po bëhen më të shpeshta dhe ndryshimet klimatike po sjellin gjithnjë e më shpesh temperatura rekord.

Qendra Europiane për Parashikimet Afatmesme të Motit njoftoi se qershori i këtij viti në botë ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë.

Related posts

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga shteti italian, arrestohet 43-vjeçari

admin

Shqiptari e mbyt me grushte italianin

admin

“Shofer që t’shtyp live”, gazetari në transmetim direkt, goditet nga vetura

admin

Leave a Comment