KOSOVË

Policia e Kosovës nisi reduktimin e prezencës së saj në veri

Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë për zvogëlimin e menjëhershëm për 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të qeveris nga ana e Menagjmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në teren për egzekutim. Vendimi i Qeveris së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani për rtv21.tv.

Kjo marrëveshje është arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./21Media

Banner

Related posts

Përmbytje e vërshime në disa qytete të Shqipërisë

admin

Grekët sot votojnë, zgjedhin mes Mitsotakisit dhe Tsiprasit

admin

Dy të vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Shkodër-Lezhë

admin

Leave a Comment