SPORT

Shkëndija, me e vlevshme nga Maqedonia

Banner

Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, “Transfermarkt” ka bërë përditësimin e fundit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët.

Në përditësimin e fundit të “Transfermarkt”, skuadra e Shkëndijës konfirmohet si ekipi më i vlevshëm në Maqedoninë e Veriut, me një vlerë prej 5.3 mln euro, duke lënë pas FC Shkupi me 5.08 mln euro.

Pas tyre vjen kampioni aktual Struga Trim Lum me 3.62 mln euro, para Sileksit me 3.55 mln euro.

Ndërkohë në dy vendet e fundit janë Voska me 950 mijë euro dhe Vardari me vetëm 175 mijë euro.

Futbollistët më vlerën më të madhe janë Eralld Çinari nga Shkëndija dhe Sandej Adetunxhi nga FC Shkupi, të cilët janë përcaktuar me 700 mijë eur.

Banner

Related posts

Edhe një skuadër e madhe në garë për Muriqin

admin

Endri Çekiçi pa fat – Kreu

admin

Fundjava e garës së parë në disiplinën malore – Kulla atraktive

admin

Leave a Comment