BOTA

Takimi trepalësh jep rezultat! Turqia bie dakord: Suedia mund të anëtarësohet në NATO

Banner

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord të ratifikojë pranimin e Suedisë në aleancë.

“Me kënaqësi të njoftoj se pas takimit në të cilin prita presidentin Erdogan dhe kryeministrin e Suedisë, Erdogan ka rënë dakord t’ia përcjellë protokollin e pranimit të Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”- tha Stoltenberg.

Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan më herët gjatë ditës për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me BE. Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.


Top Channel

Banner

Related posts

Anglia “thyen” ëndrrën australiane, nis festa e tifozëve! Finalja kundër Spanjës, për Kupën e Botës për femra

admin

OKB: Vendet e pasura përdorin taktika “grabitqare” ndaj popujve të varfër

admin

Flakët masive në Kaliforni dhe Nevada shkaktojnë “vorbulla zjarri” të rrezikshme

admin

Leave a Comment