AKTUALE

Lajçak e Bislimi: U dakorduam për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës

Banner

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se me Bislimin në Bratislavë kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Ai njoftoi se në këtë takim u diskutua edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Diskutime intensive dypalëshe zhvilluam sot në Bratislavë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve anëtare të BE-së të publikuar më 3 qershor, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar ai.

Edhe Bislimi është deklaruar rreth këtij takimi, për të cilin tha se u diskutua për hapat e ardhshëm në lidhur me zbatimin e plotë të Marrëveshjes themelore dhe Aneksit të saj.

“U takova me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të diskutuar hapat e ardhshëm për zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Ramë dakord për hapat e nevojshëm për të siguruar uljen e përshkallëzimit efektiv dhe të përcaktuar me ligj, fokusimin në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.

Banner

Related posts

Bashkëshortja e ministrit të Mickoskit për pesë muaj ka fituar 78 mijë euro, ja çfarë biznesi?

Gjyla Halili

Gjyqësori kundër korrupsionit, Selmani: Sfidë e rëndë të mposhtet krimi publik

Gjyla Halili

SKËNDERBEU VJEN NË MALËSINË E MADHE: SHQIPTARËT BASHKË SI NË KOHËN E LAVDISHME TË KRYETRIMIT

Gjyla Halili

Leave a Comment