SHOWBIZ

A janë më të shëndetshme pijet e gazuara dietale?

Studimet më të fundit kanë vërtetuar se pirja e pijeve të gazuara dietale është po aq e dëmshme sikur e atyre me sheqer.

Cila do qoftë, me apo pa sheqer, personat që konsumojnë këto pije kanë shumë më shumë gjasa të vdesin të ri, ka zbuluar studimi.

Për të analizuar të dhënat, 1,2 milionë të rritur u përdorën në 14 studime, prej të cilave disa i kanë përcjellur pjesëmarrësit për më shumë se 20 vite.

Gjatë kësaj kohe prej pjesëmarrësve kanë qenë 137,310 vdekje, dhe rreziku i vdekjes është rritur në çdo gotë pije të gazuara.

Konsumi i pijeve me sheqer artificial ishte i ndërlidhur me rritjen prej 5% të rrezikut të vdekjes dhe 13% rritje të sëmundjeve të zemrës.

Nga personat e testuar, ata që konsumuan më së shumti pije të gazuara, patën një rrezik prej 12% më të lartë për të vdekur në moshë më të re dhe 23% rrezik për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Këto shifra nuk ndryshuan thuajse aspak mes personave që konsumuan pije me gaz dietale dhe atyre që konsumuan pije me gaz me sheqer normal.

Related posts

Lëng natyral kundër aromës së keqe të gojës

admin

Versioni i ri Dani Alvesit: Me gjeti në tualet dhe m’u hodh përsipër…

admin

Lodhje apo goditje nga dielli? Si ta kuptoni ndryshimin dhe ç’duhet të bëni

admin

Leave a Comment