SHQIPËRI

Edi Rama shkarkon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Lajmi bëhet i ditur nga vet kryeministri, gjatë ditës së sotme, i cili ka thënë se propozimin do t’ia dorëzojë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën

Dhe në vend të Çuçit, Rama ka propozuar Taulant Ballën, shkruan Arbresh.info.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Rama në Tëitter.

Arsyet e këtyre veprimeve nuk i ka bërë të ditura, por besohet se ky vendim është marrë pas dhunës barbare të ndodhur ditë më parë në Fushë-Krujë, ku të përfshirë, veç tjerësh, ishin djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhe dy vëllezërit e tij.

Ndërsa sot gjatë ditës, edhe Rraja dha dorëheqje nga detyra e deputetit.

Banner

Related posts

Del videoja e plotë e skandalit seksual që fundosi Safet Gjicin

admin

“Forumi Ndërkombëtar i Turizmit”/ Rama: Do të mbahet muajin e ardhshëm në Tiranë

admin

Një nxënëse tregon tmerrin që ndodhi në klasë nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd

admin

Leave a Comment