KOSOVË

Kërkova ndërhyrjen për rikthimin e bisedimeve me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq këtë të shtunë ka zhvilluar një bisedë telefonike me , presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku i ka folur në lidhje me zhvillimin e situatës në veri të Kosovës.

Vuçiq përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se ka kërkuar nga Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të kthehen sa më parë në bisedime.

“I kërkova Macronit të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të ndalojë të gjitha përpjekjet që synojnë de-përshkallëzimin e situates e pakuptimtë” , shkruan Vuçiq në Instagram.

Ndër të tjera ai shprehet se dhuna e fshehtë e drejtuar kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi po largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të qytetëruar.

“Dhuna tani e fshehtë e drejtuar kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi po largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të qytetëruar dhe qasje për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, shkruan ndër të tjera presidenti serb.

Banner

Related posts

Helmohen rreth 20 të rinj polakë në Vlorë

admin

“Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje”, Edi Rama uron Hashim Thaçin për ditëlindje

admin

Spajiç tha se nuk do të bëjë koalicion me URA, ja si i përgjigjet Dritan Abazoviq

admin

Leave a Comment