AKTUALE

Osmani drejtuar Shallenbergut: Përshpejtimi i integrimit në BE do ta rikthejë kredibilitetin e procesit të zgjerimit të Unionit

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në margjinat e Konferencës së parë për ndryshimet klimatike që u mbajt sot në Vjenë, realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg.

 “Austria ofron mbështetje të fuqishme dhe ka një angazhim të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv në ballafaqimin me sfidat dhe në prioritetet e kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, me ç’rast Osmani kërkoi ndihmën e Austrisë në trajtimin e çështjeve urgjente të rëndësishme për funksionimin e Organizatës”, njoftojnë nga MPJ.

Në aspektin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, dy vendet kultivojnë marrëdhënie të ngushta për gati tre dekada, me përkushtim të ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Maqedonia e Veriut shpreh mirënjohjen e saj ndaj Austrisë për mbështetjen e fortë dhe të hapur në rrugën tonë drejt aderimit në BE dhe përpjekjet e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Vendi e vlerëson mbështetjen austriake për konceptin e integrimit të përshpejtuar, duke besuar se do të kontribuojë në ruajtjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit”, theksoi Osmani në takimin me Shallenberg.

Ministri e njoftoi bashkëbiseduesin edhe për procesin për ndryshimet kushtetuese, i cili është në rrjedhë e sipër.

“Amendamentet kushtetuese janë në fokus kryesor të Maqedonisë së Veriut. Jemi duke punuar në sinkronizimin e këtij procesi me të gjitha palët e interesuara në vend që të përfundojë me sukses deri në dhjetor të vitit 2023”, ka thënë Osmani.

Sa i përket zhvillimeve rajonale, Osmani e theksoi rolin e Maqedonisë së Veriut si nikoqir i dialogut Beograd- Prishtinë në Ohër, i cili rezultoi me një marrëveshje të rëndësishme. Ai prezantoi edhe planin 9 pikësh të ofruar, si vlerë të shtuar për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Vazhdimi i dialogut të udhëhequr nga BE-ja është jashtëzakonisht i rëndësishëm si për OSBE-në ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut si fqinj. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë dhe të ndihmojë zbatimin e rekomandimeve që do të dalin nga ky proces në terren”, nënvizoi Osmani.

Related posts

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

Gjyla Halili

Mickoski në Uashington në inaugurimin e Trump-it! “Takimet në SHBA do të shfrytëzohen për Eurointegrimin”

Gjyla Halili

Nënkryetari Arben Shala përfaqësoi komunën e Drenasit në Konferencën “Mayors for Peace” Nagasaki

Gjyla Halili

Leave a Comment