BOTA

Video/ Gruaja qan dhe bërtet në avion, pretendon se një nga pasagjerët nuk ishte i vërtetë

Banner

Një grua ka shkaktuar panik dhe shqetësim në një aeroplan pasi jo refuzonte të fluturonte, duke thënë se një pasagjer nuk ishte i vërtetë.

Ajo ishte në një aeroplan të American Airlines, dhe sipas Daily Mail, reagimi i saj i çuditshëm që u bë viral thuhet se ndodhi teksa fluturimi ishte gati të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Dallas-Fort Worth në Teksas .

“Po ju them unë po iki dhe ka një arsye pse po largohem dhe ju mund ta besoni ose jo”, bërtiti gruaja. “Por po të them tani – se ai m… mbrapa nuk është i vërtetë”, theksoi ai.

Më pas ajo tregoi me gisht nga pjesa e pasme e avionit, duke bërë që pjesa tjetër e pasagjerëve të ktheheshin për të parë burimin e shqetësimit të saj.

“Mund të uleni në atë aeroplan dhe të vdisni me të ose jo. Unë nuk do ta bëj”, shtoi gruaja përpara se të largohej.

Sipas Daily Mail, incidenti e shtyu fluturimin për rreth tre orë pasi të gjithë pasagjerët u detyruan të largoheshin nga avioni përpara se të hipnin sërish.


Top Channel

Banner

Related posts

Gratë ukrainase në vijën e parë të frontit, stërvitje intensive për të përballuar luftën

admin

SHBA jep 85 milionë dollarë ndihmë për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

admin

S`ka krizë për Nobelin, fituesit këtë vit shpërblehen me më shumë para!

admin

Leave a Comment